30 Prill 2024

Reduktohet parashikimi i rritjes ekonomike në SHBA

Washington, 17 gusht - Agjencia e Moody-s tha se është reduktuar parashikimi për rritjen e ekonomisë amerikane në 18 muajt e ardhshëm, me vlerësimin se shanset për të hyrë në një recesion të ri po rriten në tregjet e aksioneve të cilët janë në rënie.

Analitik Moody, pjesë e korporatës që përfshin dhe agjencin me të njëjtin emër që bëri klasifikimin e kredive pret që në të vërtetë prodhimi i brendshëm bruto në gjysmën e dytë të vitit 2011 të rritet në normën vjetore prej rreth dy për qind ndërsa në vitin e ardhshëm pak më shumë se tre për qind.

Një muaj më parë,e njëjta agjenci parashikoi një rritje prej 3,5 për qind deri në fund të këtij viti po ashtu dhe në vitin e ardhshëm.

Arsyja e rishikimit e parashikimit të ritjes ekonomike ishte humbja e besimit në mesin e biznismeneve, investitorëve dhe konsumatoreve për shkak të kollapsit pas debatit për ngritjen e kufirit për huamarjen e qeverisë dhje reduktimin e klasifikimit të kredive të vendosura nga agjensia "Standard & Poor".