Reduktohen rezervat valutore të Rusisë
Moskë, 14 tetor - Rezervat valutore ndërkombëtare të Rusisë sipas gjendjes së fiksuar më 7 tetor të vitit 2011 përbënë 510,4 miliardë dollarë, shumë kjo që dëshmon mbi reduktimin e tyre për një javë në 1,24 për qind.
Në shtator vëllimi i rezervave valutore ndërkombëtare shënoi një rënie prej 5,2 për qind.
Maksimumin e tyre historik rezervat valutore të Rusisë e arritën në fillim të gushtit të vitit 2008 - 598 miliardë $.