Reduktohen kreditë në sektorin privat të Eurozonës
Bruksel, 26 tetor - Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është kontraktuar në ritmin e saj me të shpejtë të njohur ne këto tre -vjet e gjysmë gjate muajit tetor.
Kjo është bere e ditur nga një studim i kryer nga Menaxheret e Blerjeve te Eurozonës, te cilët ne rezultatet e nxjerra mbi indeksin e përberë, tregojnë për një rënie te saj ne 45.8 nga 46.1 qe qëndronte gjate muajit Shtator.
Një shifër e tille qe qëndron poshtë 50 tregon për ekzistencën e një tkurrje. Firmat kane vazhduar te bëjnë shkurtime ne vende te punës megjithëse vihet re një zbutje e normës ne ketë drejtim.
Shifrat paraqesin një vlerësim fillestar të bazuar në 85% të numrit normal të përgjigjeve mujore, dhe kështu ka të ngjarë që të rishikohet përsëri.
Me herët, shifrat e indeksit te blerjeve te Menaxhereve te mbledhura nga Kompania private e shërbimeve bankare dhe financiare me baze ne Britani, HSBC, treguan se aktiviteti prodhues ne Kine gjate muajit tetor pësoi rënie te lehte te ecurisë krahasuar me muajt paraardhës.
Kështu Indeksi i blerjeve te menaxhereve tregon shifrat e 49.1 nga 47.9 ne muajin shtator - qe përben dhe nivelin me te larte te arritur ne tre muajt e fundit.
Një studim me vete i kryer nga grupi i biznesit Britanik i CBI tregoi se porosite e prodhimit gjate tre muajve te fundit deri ne muajin Tetor kane pësuar rënie ne Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa prodhimi i brendshëm ishte i pandryshuar.