07 Nëntor 2024

Reçica: Ndër sfidat më të mëdha në vend është papunësia e lartë

Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, mori pjesë sot në konferencën e parë shkencore me titull “Shoqëria e mbështetur  në dije, si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik, “Hasan Prishtina”, me mbështetje nga UNDP dhe Komisioni Europian.

Ministri Reçica, gjatë fjalës së tij tha se qëllimi i konferencës për promovimin e bashkëpunimit në mes të hulumtuesve shkencorë është për t’u vlerësuar lartë.

Ministri Reçica gjithashtu theksoi se ndër sfidat më të mëdha në vend është papunësia e lartë dhe në këtë pikë, ai shprehi garancën se trajtimi i këtij problemi, por edhe problemeve tjera që e karakterizojnë tregun e punës në vend, mbesin prioritet kryesore të MPMS-së.

Konferenca shkencore e organizuar nga Fakulteti Ekonomik është e orientuar drejt prezantimit të punimeve duke trajtuar çështjet e rëndësishme të biznesit, zhvillimit të ekonomisë bashkëkohore, problemeve dhe sfidave të tjera në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)