Reçica kërkon që të bëhet riaftësim i fuqisë punëtore
Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj dhe Skënder Krasniqi.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me MPMS-në, për të krijuar vende të reja pune, në mënyrë që të zvogëlohet numri i punëkërkuesve dhe mundësia e zvogëlimit të familjeve me asistencë sociale.
Nga Oda e Afarizimit të Kosovës Ministri Reçica kërkoi që të bëhet riaftësim i fuqisë punëtore, që të jenë në përputhje me kërkesat dhe profilet e tregut të punës dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.
U elaboruan edhe çështje të tjera rreth problematikave me rastet e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, si dhe u diskutua rreth pushimit të lehonisë.
Ministri Reçica i ofroi bashkëpunim Odës së Afarizmit të Kosovës për temat dhe qëllimet e përbashkëta.