27 Dhjetor 2024

Reçica: Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioriteti ynë

Prishtinë, 23 tetor - Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri Reçica e ka përmbyllur sot me vizitën në fabrikën “NewCo Ferronikeli”, në Drenas, ku bashkë edhe me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati nga afër panë  punën që bënë kjo fabrikë, angazhimin e saj në ofrimin e kushteve më të mira të punës, si dhe përmirësimin cilësisë së sigurisë dhe shëndetit në punë.
 
“Jam i kënaqur që kjo fabrikë, edhe përkundër situatës aktuale me pandeminë, në asnjë moment nuk është ndalur në mënyrë që mbi 800 punëtorët e saj të kenë kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë”- tha ministri Reçica dhe shtoi se ne çdo ditë do të vazhdojmë të jemi pranë punëtorëve dhe punëdhënësve, për t’i mbështetur ata, gjithnjë konform legjislacionit në fuqi.

Qëllimi i inspektorëve tanë asnjëherë nuk është gjobitja e punëdhënësve, por ngritja e vetëdijesimit dhe respektimit të legjislacionit me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve, sigurisë dhe shëndetit të tyre në vendin e punës.
 
Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioritet i imi dhe dikasterit që drejtoj, andaj në asnjë rast nuk do të heshtim dhe do të jemi të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë u shpreh ministri i MPMS, Skender Reçica. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)