29 Dhjetor 2024

Reçica e Weidinger flasin për marrëveshjen për sigurimet sociale me Austrinë

Prishtinë, 30 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike.

Ministri Reçica, gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak në Kosovës edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave.

Po ashtu, ministri i MPMS-së Skender Reçica, e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për gjithë angazhimin e shtetit austriak që ndër vite ka dhënë për Kosovën, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)