26 Dhjetor 2024

Reçica dhe Kolly dakordohen për vazhdim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin e mirë në mes të dy shteteve tona.

Ministri Reçica e ka njoftuar ambasadorin Kolly lidhur me projektet dhe Reformat që ka ndërmarrë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë mandat qeverisës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes për Sigurime Sociale, ku tashmë qytetarët e Kosovës janë duke gëzuar beneficionet e fituara në shtetin e Zvicrës.

Ministri Reçica dhe ambasadori Kolly, kanë biseduar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e tretë të EYE Project (Enhancing Youth Employment), projekt i cili edhe më tej do të ndihmojë rininë e Kosovës në edukim dhe punësim.

“Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë e angazhimit të të rinjve tanë në aftësim profesional dhe punësim sezonal në Zvicër”, ka thënë ministri Reçica.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin Kolly, për ndihmën që ka dhënë Zvicra në çdo sferë të zhvillimit tonë si shtet, me ç’rast dhe janë dakorduar për vazhdimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)