Reçica dhe Jashari dakordohen për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve
Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e krijuar në vend si pasojë e pandemisë, me theks të veçantë në qytetin e Skenderajt.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica bashkë me të parin e komunës së Skenderajt, janë dakorduar që sa më parë të fillojnë me bashkëpunime konkrete në funksion të mbështetjes dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve në ketë komunë.â