20 Nëntor 2024

Recesioni po kërcënon tani edhe vetë identitetin e Europes

Paris, 17 maj - Për presidentin e Francës, Francois Hollande, recesioni po kërcënon tani edhe vetë identitetin e Europës. Kriza financiare është venë nën kontroll dhe duket vërtetë se e kemi lenë pas, tha shefi i Eliziese gjate një konference shtypi ne Paris.

Por ajo qe po godet kontinentin e vjetër shtoi ai është një recesion i shkaktuar nga politikat e masave te rrepta antikrizë.

"Nëse Europa nuk ecen përpara, ajo do te shembet ose edhe te fshihet fare nga harta e botes. Detyra ime eshte ta nxjerre Europën nga letargjia e saj", tha Hollande.

Komentet therëse të Hollande erdhen pak pas publikimit te te dhënave qe treguan se Franca ka rreshqitur serish ne recesion. Presidenti francez u shpreh se do te këmbengulë në krijimin e njëqeverie ekonomike te Eurozonës me një kryetar real dhe mbledhje mujore kabineti.

Një ekzekutiv i tillë sipas Hollande do të synojë harmonizimin e taksave europiane dhe reciprocitetin e borxhit te jashtëm, një hap qe sipas eksperteve do te kërkonte ndryshimin e traktatit te BE-se.

Gjermania mendon se blloku nuk është i gatshëm të institucionalizojë ndarjen e barres se borxhit dhe bashkë me vendet e tjera me të pasura, ngurron të ofrojë me shumë dorëzani nga paratë e taksa-paguesve për anëtaret në telashe të Eurozonës.

Kritiket mendojnë se Francois Hollande ka qenë tepër i ngadaltë në menaxhimin e krizes së papunësisë në vend dhe sondazhet e opinionit tregojnë rënie te ndjeshme te popullaritetit te tij një vit pas marrjes se postit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)