Recesioni mund të zgjasë më shumë në Eurozonë
Bruksel, 25 prill - Sipas disa analistëve aktiviteti i sektorit privat është ngjeshur tepër në muajin prill në zonën e euros dhe ka arritur nivelin e tij më të ulët në pesë muaj.
Aktiviteti i sektorit privat është ngjeshur tepër në muajin prill në zonën e euros dhe ka arritur nivelin e tij më të ulët në pesë muaj, çka nënkupton se vendet e Bashkimit Monetar mund të kalojnë një recesion më të gjatë seç pritej, sipas disa analistëve.
\"Treguesi PMI arriti në 47,4 pikë në muajin prill kundrejt 49,1 pikë muajin e kaluar\", sipas një vlerësimi të parë sot nga kabineti, \"Markit\".
Mbi 50 pikë, treguesi PMI nënkupton se aktiviteti është në rritje, ndërsa në qoftë se ai është nën këtë prag, ai tkurret.
Ky rezultat i kapi papritur analistët, të cilët shpresonin për një rritje të lehtë të treguesit PMI rreth 49,3 pikë dhe pasqyron një përshpejtim të tkurrjes së aktivitetit të zonës euro në muajin prill.
\"Recesioni me rënie të dyfishtë, që duhet të konfirmojë të dhënat zyrtare rrezikon të zgjatet për një tremujor të tretë radhazi\", deklaroi Chris Williamson, kryeekonomist në kabinetin, \"Markit\".