Recesioni i ekonomisë qipriote do të jetë më i dobët nga ai i pritur
Nikozia, 29 qershor - Recesioni i ekonomisë qipriote gjatë vitit 2014 pritet të jetë më i dobët nga i parashikuari, mendon guvernatori i Bankës Qendrore të Qipros, Hristalla Jorkadzi.
Ekonomia e Qipros është tronditur nga kriza financiare, e cila e detyroi vendin të shkojë gjatë marsit të vitit 2013 deri në një program shpëtimtar me vlerë 10 miliardë euro, të shoqëruar prej masave të rrepta për ekonomi.
Sipas Jorkadzit, sektori bankar në vend fillon të rivendoset.