Recesioni grek përfundon në 2014-n
Athinë, 7 tetor - Greqi, zevendesministri i Financave parashikon fundin e recesionit ne vitin e ardhshem Greqia parashikon që të dalë nga recesioni gjashtë-vjeçar gjatë vitit të ardhshëm, një shenjë se masat e shumë kritikuara të shkurtimit të imponuara nga trojka e kreditorëve po japin më në fund efekt.
Në parashikimin për draft-buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria greke parashikon një rritje prej 0,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
\"Parashikojmë që recesioni të përfundojë në vitin 2014\", deklaroi zëvendësministri i Financave, Christos Staikouras.
Buxheti përfundimtar i Greqisë do të miratohet në muajin nëntor.
Ekonomia helene është tkurrur me 23% që prej fillimit të krizës së vitit 2008 dhe është vendosur nën varësinë e dorëzanive të Bankës Qëndrore Europiane, Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të shmangur falimentimin e plotë.
Kjo situatë e rënduar ekonomike ka rritur papunësinë në fqinjin tonë jugor në 28% të forcës aktive, ndërsa papunësia mes të rinjve është më e lartë se 50%.
Buxheti përfundimtar i Greqisë do të miratohet në muajin nëntor.