15 Nëntor 2024

Recesioni ekonomik në Rusi mund të zgjasë të paktën 15 vjet

Moskë, 16 shkurt - Bazuar tek një artikull i publikuar në të përditshmen ruse “Vedemosti\", Ministria e Financave ka theksuar se në kushtet aktuale do ta kenë të pamundur që të rregullojnë recesionin ekonomik në procesin, që përfshin periudhën deri në vitin 2030.

Sipas parashikimeve, gjatë harkut kohor deri në 2030-n, ku është marrë për bazë çmimi prej 40 dollarësh për një fuçi naftë, ekonomia ruse do të ketë një rritje mesatare vjetore prej vetëm 1 deri në 1,3%.

Sërish në bazë të llogaritjeve të Ministrisë ruse të Financave, ku ekonomia e vendit pritet të shënojë një tkurrje me 0,8% këtë vit dhe të kapë sërish tendencën e rritjes në 2017-n, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) do të mund të arrijë nivelin e vitit 2014 vetëm në 2020-n.

Po ashtu, niveli i 2014-s në pagat reale, i cili kanë pësuar rreth 13% regres që nga viti i kaluar e këtej, do të mund të barazohet vetëm në 2025-n.

Në raportin ekonomik lidhur me periudhën deri në vitin 2030, hartuar më parë në 2013-n nga Ministria e Financave, parashikohej se çmimet e naftës do të ishin mesatarisht 80 dollarë për fuçi, kurse niveli i rritjes ekonomike vjetore të Rusisë nuk do të binte nën mesataren 2,5%.

Sakaq, Banka Qendrore e Rusisë bëri me dije se duke filluar dita e hënë, 15 shkurt 2016, ka anuluar licencat bankare të Bankës Financiare Universale me seli në Moskë dhe atë të Kapitalbank me seli në qytetin Rostov-mbi-Don.

“Licenca e Bankës Financiare Universale është anuluar për arsye se nuk u përshtatet ligjeve, që rregullojnë aktivitetet bankare, si dhe nuk përmbush përgjegjësitë ndaj kreditorëve të saj. Ndërsa motivi i anulimit të licencës së Kapitalbank është rrezikimi i interesave të klientëve dhe të kreditorëve të bankës. Kjo bankë ndjek një politikë kreditore me rrezik të lartë duke përzgjedhur investimin në aktive me cilësi të ulët\", theksohet në komunikatën e Bankës Qendrore të Rusisë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë, Banka Financiare Universale renditej e 239-ta në sistemin bankar rus, ndërsa Kapitalbank në vendin e 364-t.

Më datë 17 nëntor 2015, presidenti i Sberbank, German Gref, ishte shprehur se në Rusi kishte filluar “kriza më e rëndë e sistemit bankar\" të 20 viteve të fundit.
Sipas Grefit, “pastrimi\" i sistemit bankar në Rusi do të marrë disa vite kohë dhe kjo jetë një periudhë shumë e vështirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)