18 Nëntor 2024

Recesioni ekonomik në Qipro më i ulët nga sa parashikohej

Nicosia, 19 maj - Recesioni në Qipro ishte më i ulët, por rimëkëmbja ekonomike do të jetë më e ngadaltë nga ç’ishte parashikuar, vlerësuan kreditorët e fondit ndërkombëtar të përdorur në shpëtimin e ekonomisë që përfundoi në vitin 2013.

Pas një vlerësimi të katërt, ekspertët e trojkës (BE, FMN dhe BQE) siguruan se Qiproja vazhdon t’i respektojë kushtet e masave shtrënguese të vendosura për dhënien e një borxhi prej 10 miliardë eurosh për të evituar falimentimin.

“Ndërkohë që pritet që recesioni këtë vit të jetë më i ulët nga ç’mendohej, perspektivat vazhdojnë ende të përbëjnë një sfidë”, vlerësuan ekspertët në një komunikatë të përbashkët.

Trojka parashikon një tkurrje të ekonomisë me 4,2 për qind në vitin 2014, kundrejt një rënie me 4,8 për qind që parashikohej në muajin shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)