Recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse
Washington, 18 qershor - Një recesion në Evropë mund të ketë pasoja gjithë-përfshirëse si për vendet e varfra ashtu edhe për ato të pasura.
Steve Price-Thomas i Organizatës Oxfam tha se është shumë e rëndësishme për udhëheqësit e Grupit G-20 që të angazhohen për rritjen ekonomike si për vendet në zhvillim ashtu edhe për vendet e zhvilluara.
Që nga viti 2009, ata vazhdimisht kanë premtuar të krijojnë një rritje të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar.Por ata kanë dështuar vazhdimisht në përmbushjen e këtij angazhimi.
Ai tha se për vendet në zhvillim kjo do të thotë pengesa për një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Vendet e varfra kanë arritur në maksimumin e aftësive të tyre financare për të mbrojtur vetveten kundër krizës globale që është shkaktuar nga bota e pasur.
Drejtori i strategjisë së organizatës Oxfam tha se ndikimet e krizës ekonomike janë të qarta.
Ai tha se qarkullimi i kapitalit në vendet në zhvilim ra pothuajse 140 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërsa ndihmat nga dhuruesit kryesor ranë për herë të parë në 14 vjet në pak mbi 3 miliard dollarë..