RBI: Profiti rritet për 24.4 për qind në 344 milionë Euro
Vjenë, 21 gusht - Ne mund ti referohemi gjysmës së parë të vitit 2014 si një periudhë mjaft intensive, e karakterizuar nga çështje që kanë dalur nga autoritetet rregullative si rishikimi i kualitetit të aseteve, stres testi i Bankës Qëndrore Europiane, dhe kriza gjeopolitike në Ukrainë.\"
\"Edhe përkundër këtyre rrethanave të vështira, ne kemi arritur rezultate solide në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank International AG (RBI).
Deri më 30 qershor 2014, RBI ka arritur profit para tatimit prej 518 milionë Euro, e cila korrespondon me një rritje prej 11 për qind, ose 51 milionë Euro nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rezultatet operative janë rritur po ashtu për 3 për qind në 1,228 milionë Euro, si rezultat i margjinave të përmirësuara të interesit dhe uljes së shpenzimeve të përgjithshme administrative.
Profiti pas tatimit ka shënuar rritje për 19 për qind në 371 milionë Euro, ndërsa norma e tatimit ka zbritur në 28 për qind. Profiti i cili i atribuohet interesit të pakontrolluar është ulur për 8 milionë Euro në minus 27 milionë Euro. Kjo ka rezultuar në një profit të konsoliduar prej 344 milionë Euro.
Konkludimi më i rëndësishëm që mund të dal nga rezultatet tona është se, në parim, RBI është e pozicionuar mjaft mirë. Modeli ynë i biznesit dëshmon fuqinë e tij edhe në kohët e vështira. Koeficienti i adekuatshmërisë së kapitalit të klasit të parë është mbi 12 për qind. Kjo shifër është tre herë më e madhe sesa kërkohet me rregullat e aplikueshme. RBI nuk vepron vetëm si bankë investive por vepron si bankë klasike universale, dhe si rrjedhojë ka një shpërndarje mjaft të qëndrueshme, theksoi Sevelda.
Sa i përket situatës aktuale në Rusi, Sevelda tha: Ndikimi i sanksioneve në biznesin e RBI në Rusi është shumë i vogël. Sidoqoftë, nëse sanksionet vazhdojnë, do të jetë më vështirë. Megjithatë, marrëdhëniet e mira ekonomike janë një parakusht i rëndësishëm për një bashkëjetesë paqësore
\"Prandaj, nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pyetje biznesin tonë në Rusi. Ne konsiderojmë se Rusia është një treg atraktiv bankar si në planet afatmesme ashtu edhe afatgjata prandaj ne do të qëndrojmë në këtë treg.
Si rezultat i rritjes së kapitalit, të bartur në fillim të vitit 2014, numri i aksioneve outstanding është rritur në 278.5 milionë Euro në pjesën e parë të vitit 2014 (periudha krahasuese e vitit të kaluar: 194.9 milionë Euro).
Kjo ka rezultuar në të hyra për aksion prej 0.88 Euro.
Të hyrat operative kanë shënuar ulje për 2 për qind, ose 67 milionë Euro, në 2,747 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në gjysmën e parë të vitit 2014, të hyrat neto nga interesi kanë shënuar rrritje për 6 për qind, ose 117 milionë Euro, duke arritur shifrën e përgjithshme prej 1,954 milionë Euro.
Shpenzimet e përgjithshme administrative janë ulur për 98 milionë Euro në 1,519 milionë Euro, nëse ato krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Koeficienti i kostos/të hyrave është përmirësuar për 2.2 pikë përqindje në 55.3 për qind. Komponenta më e madhe në shpenzimet e përgjithshme administrative ishte linja e shpenzimeve për punonjës me 51 për qind ose 776 milionë Euro.
Rezervat neto për mbulimin e kredive me probleme janë rritur për 21 për qind, ose 99 milionë Euro, në 568 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo kryesisht si rezultat i rezervave neto më të larta për mbulimin e kredive individuale në Ukrainë.
Në fund të gjashtëmujorit të parë, përqindja e kredive me probleme ishte 10.7 për qind, përqindje kjo e cila ka mbetur e njëjtë që nga fundi i vitit 2013. Deri më 30 qershor 2014, totali i kapitalit të RBI sipas Basel III ishte 13,114 milionë Euro.
Kjo korrespondon me një rritje prej 428 milionë Euro në krahasim me shifrat e fundvitit, të llogaritura sipas Basel II, kryesisht si rezultat i rritjes së kapitalit në fillim të vitit 2014.