16 Janar 2025

Rasti “Grandi”, Ejupi dyshon se Pacolli u bë pjesë e pazareve

Prishtinë, 22 shkurt - Zëvëndeskryeministri Behgjet Pacolli nuk ka qenë në gjendje të enjten të konfirmonte nëse qëndron prapa denoncimit se i janë kërkuar 3.6 milionë euro nga Astrit Haraqija për hotelin “Grand”.

“Ju lutem pytne dikon tjetër se unë jam jashtë. Faleminderit, faleminderit”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit, i kontaktuar nga Koha Ditore.

Partneri i biznesit në rastin e “Grandit”, Remzi Ejupi, dyshon se edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është bërë pjesë e pazareve korruptuese për t’i mbyllur hetimet kundër shtatë personave të dyshuar, të cilët ishin denoncuar nga të dy se u kishin kërkuar 4 milionë euro në këmbim të zhbllokimit të procesit të hotelit “Grand”.

“Është korrupsion. Lënda e krimit dhe e korrupsionit nuk plaket kurrë. Këta mund ta korruptojnë këndo sot, por prapë do të zbardhet”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)