Rashiq prezanton në Bruksel idetë për rritjen e punësimit
Bruksel, 10 nëntor - Në vazhdën e vizitës zyrtare të delegacionit të MPMS-së, që po udhëhiqet nga ministri i kësaj ministrie, Nenad Rashiq, në Bruksel, ky delegacion sot ka zhvilluar një takim pune me znj. Ulrike Lunacek, anëtare e Parlamentit Evropian.
Gjatë këtij takimi është diskutuar gjerësisht rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në Kosovë, kurse theks i veēantë iu kushtua ballafaqimeve që po has Kosova në zhvillimin e saj ekonomik.
Ministri Rashiq ka potencuar se dikasteri që ai drejton, do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen dhe tejkalimin e të gjeturave në Raportin e Progresit, kurse lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ministri është shprehur gjithashtu se do të punohet me të gjitha kapacitetet për përmbushjen e kritereve, pasi që ky proces është mjaft i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.
MPMS-ja, konform mandatit që ka në Qeverinë e Kosovës, ashtu siē ka vepruar deri më tani, edhe në të ardhmen do të jetë e angazhuar në procesin e riatdhesimit të qytetarëve tanë, sidomos në reintegriminn e tyre në shoqëri, ka thënë ministri Rashiq.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, znj. Ulrike Lunacek, ka ofruar mbështetjen e saj të plotë rreth proceseve integruese të Kosovës, kurse lidhur me projektet konkrete që ndikojnë në përmirësimin jetesës së qytetarëve të Kosovës, ajo është shprehur se do të angazhohet maksimalisht në realizimin e projekteve të tilla.
Delegacioni i MPMS gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa të BE-së, znj. Carole Garnier, ku u diskutua rreth gjendjes së përgjithshme socio-ekonomike në Kosovë, sfidat që dalin në këtë drejtim, prioritet buxhetore, kornizat financiare në implementimin e ligjeve dhe mundësitë për progres.
Gjithashtu nga delegacioni i MPMS-së, znj. Garnier i janë prezantuar idetë e projekteve që do të ndikonin në ngritjen e mirëqenies sociale dhe ngritjen e shkallës së punësimit.