05 Maj 2024

Rashiq kërkoi nga KES përcaktimin e pages minimale

Prishtinë, 5 prill - Tanimë me një pjesëmarrje të kompletuar te partnerëve social,është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko-social (KES) pjesëmarrje kjo e kompletuar me te gjithë partneret e KES-it.

Gjatë takimit  të Këshillit ekonomiko-social të mbajtur sot si pikë e rendit të ditës u diskutua propozimi i pagës minimale për vitin 2011 ku Ministri Rashiq kërkoi nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëmarrësve që në takimin e ardhshëm të këtij këshill t'i paraqesin propozimet e tyre konkrete  konform kritereve dhe normave që duhet pasur parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, gjendjen e përgjithshme në tregun e punës, shkallën e konkurrencës dhe produktivitetit në vend, dhe në bazë të kësaj të caktohet përafërsisht edhe paga minimale në Kosovë për vitin 2011.

“Ministri Rashiq kërkoj qe të merren parasysh edhe interesat e punëdhënësve dhe të punëtorëve, të shikohet gjendja e kostos së jetesës, pra të gjitha kushtet dhe kriteret për përcaktimin e pagës minimale, dhe ti sillni ato në mbledhjen e ardhshme në mënyrë që të bëjmë diçka të shpejtë dhe konkrete ne këtë drejtim.

Gjatë takimit Fadil Racaj, Drejtorë i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoj anëtarët për strategjinë legjislative të vitit 2011 ku tha se për këtë vit janë gjithsejtë 149 projektligje që do të hartohen nga ministritë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovë, dhe prej tyre 10 Projektligje i përkasin fushëveprimtarisë së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku sipas tij me procedimin e këtyre projektligjeve dhe ndjekjes së hapave të mëtutjeshëm padyshim se do të ndikon në ndryshimin dhe përmirësimin e jetës në të mirë të qytetarëve.

Më tej si pikë e referimit gjatë mbledhjes së këtij këshilli ishin edhe procedurat e zbatimit dhe implementimit të Ligjit të Punës ku ministri theksoi faktin se ka filluar tanimë një fushatë njëmujore për vetëdijesimin e punëdhënësve për Ligjin e Punës në raport me të drejtat e punëtorëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)