16 Janar 2025

Rashiq fton bizneset të japin komente për Ligjin e Punës

Prishtinë 30 janar – Bizneset anëtare të Odës Ekonomike Amerikane sot gjatë një mëngjesi pune me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me dispozitat e caktuara të ligjit të punës, përkatësisht atyre që rregullojnë pushimin e lehonisë si dhe orarin e punës.

Por, njëherit ata e vlerësuan këtë ligj si shumë të rëndësishëm për shkak të rolit që ai luan në rregullimin e marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Duke qenë i vetëdijshëm për mundësitë e përmirësimit të mëtejmë të Ligjit të Punës, Ministri Rashiq i ftoi bizneset që të adresojnë komentet e tyre dhe i informoi ata se ministria që ai e drejton, tashmë ka nisur punën në ndryshimin e disa dispozitave të ligjit ekzistues, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë akterëve relevantë në hartimin e ligjit të ri.

Ai gjithashtu konfirmoi se disa prej ndryshimeve janë iniciuar pikërisht nga Oda Amerikane në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Kryeinspektori Ibrahimi, njoftoi se Inspektorati në krye të të cilit qëndron ai, gjatë këtij viti do të fokusohet në rritjen e vetëdijesimit së punëdhënësve dhe punëmarrësve për rritjen e sigurisë në punë.

Ai njoftoi se gjatë vitit të kaluar përveç shumë rasteve të lëndimeve, janë evidentuar 17 raste të vdekjeve të punëtorëve gjatë orarit të punës si pasojë e pakujdesisë dhe mosrespektimit të rregullores së sigurisë në punë.

Prandaj ai u bëri thirrje bizneseve që të respektojnë rregulloret përkatëse meqë kjo është edhe në përfitim të tyre, e sidomos nëse i marrim parasysh kostot e lëndimeve të cilat janë më të larta krahasuar me ato të implementimit të standardeve të sigurisë në punë.

Ai poashtu theksoi se gjatë vitit 2012 krahas shkeljes së dispozitave të ligjit për kontratat e punës, ka pasur shumë parregullsi sa i përket implementimit të rregullores së sigurisë në punë.

Në anën tjetër drejtuesit më të lartë të bizneseve të pranishme ngritën çështjen e dispozitave që rregullojnë orarin e punës, duke theksuar se këto dispozita interpretohen në mënyrë shumë të ngushtë nga ana e Inspektoratit të Punës, i cili shpesh herë merr vendime që janë kundër bizneseve.

Përfaqësuesit e bizneseve shprehën brengën e tyre me faktin se një interpretim i tillë i ngarkon ata me pagesa për orët joefektive të punës.

Poashtu u diskutua edhe për rëndësinë e sigurimit shëndetësor dhe sigurimit nga aksidentet në punë, që për momentin nuk është në nivele të kënaqshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)