Raportimi i blerjeve mbi 500
Prishtinë, 18 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/ L - 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, deri me datën 31 Mars 2012 personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro, apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK.
Gjithashtu, ju rikujtojmë se Raportimi bëhet Online nga Ueb faqja e ATK-së
www.atk-ks.org , duke klikuar në linkun Raporto Blerjet mbi 500 euro, i cili gjendet në rubrikën e Shërbimeve Elektronike, në anën e majtë të ueb faqes, ku përmes linkut Udhëzime, mund të informoheni për të gjithë hapat që duhet ti ndërmerrni për të dorëzuar Raportin e blerjeve.
Për më shumë informata, vizitoni zyrën tuaj regjionale të ATK-së!
Administrata Tatimore e Kosovës