22 Dhjetor 2024

Raporti për Kosovën inkurajon APK-në në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 13 tetor - Pas dorëzimit të Raportit të vendit të  Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, Drejtori i Agjencisë  për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka theksuar se rekomandimet e Raportit të Progresit për Kosovën në lidhje me fushëveprimtarinë e APK do të jenë  orientim i punës së APK-së për vitin 2023.

Raporti i Progresit për Kosovën njeh progresin e arritur me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit duke përfshirë Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, por edhe punën e madhe të APK nën lidershipin e ri për të trajtuar me shpejtësi lëndët e prapambetura.

Ky raport konfirmon edhe vetëvlerësimin e APK që Kosova duhet të forcojë më tej kapacitetet e Agjencisë, në aspektin e stafit dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë dhe për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi.

“Rekomandimet e Raportit të vendit për Kosovën na inkurajojnë që në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të punojmë së bashku me institucionet tjera me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë institucionale” ka theksuar Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj .

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj ka bërë thirrje për institucionet përgjegjëse të legjislativit dhe ekzekutivit të Kosovës për bashkëpunim  dhe mbështetje institucionale për APK-në  në zbatimin e legjislacionit të ri që para së gjithash kërkon fuqizim të agjencisë  në kuptimin e ekspertizës profesionale,  për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  

Raporti ka vënë në pah që  kapacitetet e Agjencisë duhet të forcohen, edhe në aspektin e stafit por dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë dhe për të siguruar një zbatim efektiv të legjislacionit në fuqi.

”Është thelbësore të forcohet kapaciteti i Agjencisë, për sa i përket personelit dhe ekspertizës, dhe buxheti i saj duhet të rritet, në mënyrë që të përmbushë plotësisht dhe në mënyrë efektive mandatin dhe kompetencat e reja, duke përfshirë verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe zbatimin e ligjit të ri”, ka thekuar raporti i Progresit për Kosovën.

Agjencia falënderon Zyrën e Përfaqësuesit Special te Unionit Evropian ne Kosovë  për mbështetjen e vazhdueshme të  Agjencisë në raport me promovimin e mandatit të saj por edhe informimit të publikut me obligimet ligjore të zyrtarëve publik për transparencë dhe llogaridhënie .
     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)