17 Nëntor 2024

Raporti i Progresit paraqet regresin ekonomik në Kosovë

Prishtinë, 10 tetor - Udhëheqës të Aleancës Kosovare të Biznesit kanë vlerësuar se “Raporti i Progresit”, i kësaj radhe ndryshon shumë në aspektin ekonomik.

\"Raporti është i fokusuar në rrjedhojat e qëndrushmërisë ekonomike, mungesën e reformave që ngadalsojnë procesin e rritjes dhe ulin rolin e qeverisjes efektive ekonomike”, tha Agim Shashini, kryetar i AKB-së, në një konfernecë për media.

Sipas tij ky raport paraqet gjendjen reale të ekonomisë së Kosovës dhe vërteton shqetësimet e biznesit vendës, sikur se AKB-ja që ka paraqitë tash e shumë vjet.

Monitorimi i kritereve ekonomike duhet të shikohet në kontekst të rritjes së rolit të qeverisjes ekonomike në procesin e rritjes, që të promovojë zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë.

Kryetari i AKB-së, dha edhe arsyet pse ndodh ky regres ekonomik, si mungesa e reformave të mirëfillta fiskale, politikat investuese të shtrejta, rendi dhe ligji i dobët karshi politikës, shërbimet publike të larta, konkurrenca e padrejt dhe rritja e informalitetit.

“Këto kanë  bërë që Kosova të ketë një bazë të dobët prodhuese dhe të jetë e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare dhe vendore karshi konkurences”, thotë Agim Shahini.

Sipas tij Kosova, ka një bazë të dobët prodhuese dhe e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare me këtë forcë prodhuese dhe konkuruese dhe pa reforma fiskale.

Sundimi i ligjit dhe mungesa e politikave konkuruese vazhdojnë të jenë një pengesë shumë e madhe për ekonominë e vendit, përpjekjet e vazhdueshme të sektorit privat për të zhvilluar konkurrencë të drejtë dhe ekonomi të qëndrueshëm mbete mjaft sfiduese.

“Raporti paraqet mjaft qartë mos marrëveshje për politikat ekonomike në mes të koalicionit qeverisës dhe opozitës për procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe ngecjes ekonomike që kanë çuar në bllokim dymujor të Kuvendit dhe në ikjen e investitorëve të ndryshem, si dhe ka ndikuar në shtyrjen e aprovimit të buxhetit”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi më tej se në përgjithësi, puna për zhvillimin e ekonomisë së orientuar nga tregjet është ngadalësuar dhe qasja e gabuar e politikave ekonomike ka ndikuar në dobësimin e fuqisë konkuruese dhe interesimin e investitorëve për të ardhmën në Kosovë.

Sipas kryetarit të AKB-së, baza prodhuese ka mbetur shumë e dobët dhe e paaftë për të konkurruar me tregjet e BE-së. Ndërsa ajo bashkë me infrastrukturën e dobët, sidomos në sektorin e energjisë, ambientit të papërshtatshëm për të bërë biznes dhe fuqisë së papërgatitur punëtore kanë bërë që të mos krijohen vende të mjaftueshme të punës. GDP-ja për kokë banori në vitin 2013 ka mbërritur në 2800 euro dhe me vogla në EU.

Shahini, tregoi se papunësia ka shënuar rënie, mirëpo ende është më e larta në Evropë. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kërkojnë punë është rritur për 3.1 për qind gjatë vitit 2013 dhe për 1.5 për qind deri në qershor të këtij vitit.

Edhe sektori i energjisë vazhdon të ballafaqohet me probleme, përkundër faktit që është shënuar një progres i lehtë, veçanërisht në marrëdhëniet me Serbinë. Stabiliteti i furnizimit me energji është rritur dhe ndërprerjet e energjisë janë dukshëm më të rralla. E metë është fakti që as strategjia e qeverisë për energji në periudhën 2013-22 e as plani i veprimit 2014-16, nuk janë miratuar në Kuvend. Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë shënuar rënie, megjithatë, ende mbesin në nivel shumë të lartë – 31 për qind.

“Buxheti për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare është rritur për 12 për qind në vitin 2014, mirëpo ende është i pamjaftueshëm për mirëmbajtjen sistematike dhe periodike”, tha kryetari I AKB-së Agim Shahini.

Sipas tij shqetësimet e shumta që kanë pasur ndër vite bizneset dhe ABK-ja I ka vërtetuar edhe “Raporti I Progresit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)