Raporti i OKB, rritja ekonomike pritet të ulët
New York, 3 dhjetor - Kombet e Bashkuara publikuan raportin e "Situatës dhe Pritshmërive Ekonomike në Botë" për vitin 2011.
Në raport parashikohet se në Evropë, rritja ekonomike e së cilës këtë vit ishte 1,6 për qind, në vitin 2011 pritet të ulet në 1,3 për qind, kurse në 2012-n parashikohet të ngrihet në 1,7 për qind.
Rritja ekonomike botërore, e cila në vitin 2010 ishte 3,6 për qind, në 2011-n parashikohet të bjerë në 3,1 për qind, kurse në vitin 2012 pritet të ngrihet në 3,5 për qind.
Një nga anët pozitive të raportit ishte edhe parashikimi se niveli i inflacionit për dy vitet e ardhshme në botë do të vazhdojë të jetë i ulët.
Gjithashtu në raport thuhet se rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2010 ishte 2,6 për qind, ndërkaq në 2011-n pritet të bjerë në 2,2 për qind, kurse në vitin 2012 parashikohet të ngrihet në 2,8 për qind.
Ndërsa Turqia, e cila për vitin 2010 është 7,4 për qind, në 2011-n do të jetë 4,6 për qind, ndërsa për vitin 2012 do të jetë 5 për qind.