Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vlerëson lartë punën e ATK-së
Prishtinë, 18 tetor - Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, i cili është publikuara se fundi, ka raportuar për progresin e shënuara të ATK-së në lidhje me mbledhjen e tatimeve, bashkëpunimit ndërinstitucionalë, si dhe shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
Referuar pjesës ku raporti thekson inkasimin e të hyrave thuhet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme ATK & Doganë).
Totali i tatimeve të mbledhura për gjashtë muajt e parë të 2022 është më i lartë për 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Kjo është për shkak të aktivitetit të fuqishëm ekonomik pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19 dhe përmirësimit të pajtueshmërisë tatimore, por të kompensuar nga normat e larta të inflacionit”.
Tutje, brenda kapitullit 16, ku vlerësohet pjesa e tatimeve thuhet se sistemi i TVSH-së është gjerësisht i përafruar me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Kosova aplikon një normë standarde prej 18% dhe një normë të reduktuar prej 8%.
Ligji për TVSH-në duhet të harmonizohet më tej me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Duhet të vendoset korniza ligjore dhe procedurat për tatimin në tregtinë elektronike.
Kosova e ka reduktuar kohën mesatare të rimbursimit të TVSH-së në 19 ditë, nga maksimumi ligjor prej 30 ditësh.
Sa i përket kapacitetit operacional dhe automatizimit, Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një cilësi të mirë të shërbimit, veçanërisht me përdorimin e gjerë të deklarimeve elektronike dhe pagesave elektronike.
Në fund të raportit thuhet se Administrata Tatimore ka miratuar një plan strategjik katërvjeçar për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve, për të reduktuar hendekun tatimor dhe për të përmirësuar kapacitetin e saj institucional i cili aktualisht është në zbatim.
Gjatë periudhës raportuese, Administrata Tatimore ka intensifikuar veprimet e saj për përmbushjesn tatimore të bazuar në rrezik.