Raporti i FMN-së vlerëson lart performancën e ATK-së
Prishtinë, 4 prill - Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se raporti i FMN-së pasqyron saktë rritjen e të hyrave tatimore, si rritjen më të madhe të Kosovës në Ballkanin Perëndimor!.
Ndërsa, sipas këtij raporti konfirmohet se 1/3 e rritjes i atribohet rritjes së formalizimit të ekonomisë si rezultat i inspektimeve dhe kontrollave të ATK-së.
Gërxhaliu ka thënë së një pjesë e të hyrave sipas këtij raporti është rritur edhe si rezultat i rritjes ekonomike dhe rritjes së formalizimit të puntorëve (TAP)!.
Totali i të hyrave në vitin 2022 ka qenë 2.25 miliardë euro.
Të hyrat e ATK-së në vitin 2022 = 723.9 milionë euro. Të hyrat e Doganës në vitin 2022= 1.52 miliardë euro
Rritja e të hyrës në ATK r vitin 2022 në raport me vitin paraprak ishte 21.4%, ndërsa të Doganës 11.4%
Rritja e të hyrave të brendshme nga ATK-ja sipas Gërxhaliut ka ndodhur si rezultat i tyre faktorëve:
1) Zgjerimi i bazës tatimore, me rritje të numrit të bizneseve paguese të tatimit (rreth 10% rritje e nr bizneseve paguese)
2) Rritja e efikasitetit në inkasimin e borgjeve tatimore
3) Rritja e formalizimit të ekonomisë në përgjithësi, formalizimi i puntorëve,
4) Qasja e re e trajtimit të rreziqeve mos-permbushjes tatimore, pra nga viti 2019 kemi qasje sektoriale të trajtimit rreziqeve tatimore!
5) Ngritja e llogaridhënies dhe përgjegjesisë tek stafi i ATK-së, pra kemi ngritje të disiplinës në ATK!
"Kjo dëshmon se partneriteti publiko-privat në Kosovë nuk ka alternativë dhe se sektori privat meriton trajtim më të mirë institucional", ka thënë Gërxhaliu.