08 Nëntor 2024

Raporti financiar tregon rritjen e të hyrave në ATK dhe Dogana

Prishtinë, 22 mars - Raporti Vjetor Financiar për vitin 2016 tregon rritjen e të hyrave, në Administratën Tatimore prej 16 për qind, në Doganë me 10.5 për qind, dhe nga tatimi në pronë nëpër komuna, si rezultat i ligjeve për faljen e borxheve, të cilat janë rritur me 27 për qind krahasuar me vitin paraprak.

“Kjo rritje e të hyrave ka ardhur nga politikat fiskale të shtatorit 2015, në veçanti nga aktivitet që kanë ndërmarrë Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës për luftimin e ekonomisë joformale” tha ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Sipas ministrit Hoti, të hyrat shtesë kanë ardhur me lirimin e ofruar për sektorin privat me politikat fiskale të vitit 2015, që kanë dhënë efekt prej 47 milionë euro, e të cilat kanë mbetur në sektorin privat gjatë vitit të kaluar, përfitime të ndryshme për qytetarë prej 23 milionë euro për shkak të lirimeve të normës së TVSH-së nga 16 në 8 për qind dhe zbatimi i MSA-së nga data 1 prill 2016 që ka pasur një efekt prej 23 milionë euro më pak në të hyra buxhetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)