Ramiz Kelmendi dënohet nga AKP-ja me 1 milion e 300 mijë euro
Prishtinë, 27 qershor - AKP e ka dënuar “Elkosin” me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro. Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyrë AKP-në të marrë këtë vendim.
Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.
“Bordi mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale” thuhet në njoftimin e AKP-së.
Biznesmeni Kelmendi, që tash është deputet i LDK-së, në vitin 2011 bleu nga Agjencia Kosovare e Privatizimit Fabrikën “Famipa” në Prizren, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë.