Rama: Bizneset e Kosovës duhet ta konsiderojnë Shqipërinë atdhe të tyre
Prishtinë, 22 mars - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Bizneset e Kosovës duhet ta konsiderojnë Shqipërinë atdhe të tyre, pasi vendet tona kanë hapur një trase të re të bashkëpunimit ekonomi.
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë disa biznese në qytetin e Pejës dhe do të marrë pjesë në forumin e biznesit Shqipëri-Kosovë.
Pak përpara nisjes për në Pejë, Top Channel e pyeti Kryeministrin se çfarë synohet të arrihet nëpërmjet këtij forumi.
Ai tha se vendet tona kanë hapur një trase të re të bashkëpunimit ekonomik dhe janë një sërë masash që janë marrë të tjera do të merren, në nivel të procedurave dhe të uljes të gjithë barrierave mes dy vendeve.
Nga ana tjetër është e domosdoshme të vendosim një komunikim intensiv me sipërmarrjen në Kosovë. Sepse flasim për investime të huaja por në radhë të parë duhet të maksimizojmë investimet e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë kudo ku janë pasi kanë një sipërmarrje goxha të zhvilluar dhe kompani goxha prestigjioze në Kosovë, të cilat mbas kaq shumë vite refuzim duhet të ndjehen në vendin e tyre në Shqipëri dhe pas kaq shumë vitesh keqtrajtim dhe trishtim në raport me çdo përpjekje për të hyrë në Shqipëri duhet ta konsiderojnë çdo pjesë të Shqipërisë si pjesë të atdheut të tyre, tha Rama.