16 Janar 2025

Raiffeisen mundëson pagesën e taksave dhe kontributeve me e-banking

Prishtinë, 17 dhjetor - Banka Raiffeisen në Kosovë prezanton edhe një shërbim të ri në kuadër të shërbimeve elektronike për biznese, duke ju mundësuar kështu bizneseve t’i bëjnë pagesat e taksave dhe kontributeve pensionale përmes e-banking për biznese.

Këto pagesa bizneset mund t’i bëjnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, kudo që ata ndodhen, pa pasur nevojë të vijnë në degët e bankës. Ky shërbim elektronik për biznese do të lehtësojë edhe më tutje shfrytëzimin e shërbimeve bankare dhe do të kursejë kohën e klientëve.

“Banka Raiffeisen vazhdon të zhvillojë edhe më tutje teknologjinë me qëllim që të vazhdojë të ofrojë shërbime sa më të shpejta dhe të përshtashme për klientët e saj. Pagesa e tatimeve dhe kontributeve pensionale përmes e-banking për biznese do të jetë edhe një mundësi tjetër për t’ju lehtësuar klientëve menaxhimin e fondeve të tyre,” tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Banka Raiffeisen në Kosovë ka përcjellur zhvillimet e fundit në teknologji dhe ka punuar vazhdimisht në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore elektronike për klientët e saj.

Përvec shërbimit elektronik për biznese, Banka ju ofron klientëve edhe shërbime të tjera elektronike të cilat, në mes tjerash, përfshijnë kontrollimin e bilancit të gjendjes, ekzekutimin e transfereve vendore dhe ndërkombëtare, pagesat për shërbimet komunale, si dhe informata tjera mbi kreditë që mund t’i kenë klientët.

Shërbimet elektronike në Bankën Raiffeisen përfshijnë edhe SMS banking, Bank ID (USB key), Mobile Banking dhe SMS Top Up.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)