18 Nëntor 2024

Raiffeisen me profit prej 161 milionë euro në tremujorin e parë

Vjenë, 22 maj - Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka shënuar një profit para tatimit prej 240 milionë Euro në tre muajt e parë të vitit 2014, një ulje prej 11 milionë Euro ose 4.6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo si rezultat i provizionimeve më të larta për kredi joperformuese në Ukrainë dhe Rusi, si dhe zvogëlimit të të tyrave tregtare neto (kryesisht në Ukrainë).

Shpenzimet e përgjithshme administrative janë zvogëluar për 4.2 përqind në 755 milionë Euro. Përderisa të hyrat operative kanë mbetur në nivelin e njëjtë nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rezultatet operative janë rritur për 5.8 për qind në 590 milionë Euro.

\"Edhe përkundër mjedisit sfidues politik dhe ekonomik, ne kemi arritur t’i mbajmë të hyrat të qëndrueshme, dhe të zvogëlojmë kostot duke arritur kështu rezultate të mira operative,\" tha drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda.

Sa i përket biznesit në Ukrainë, Sevelda theksoi kapitalin e fuqishëm të Raiffeisen Bank Aval. Portfolio e kredisë për korporata që i ka takuar 32 degëve të mbyllura në Krime është transferuar tek Raiffeisenbank në Rusi, ndërsa degët bankare si të tilla janë shitur.\"

\"Në rajonin e Donetsk dhe Lugansk, situata është e paqartë dhe kërkon veprime të shpejta dhe fleksibile. \"Biznesi në Rusi është zhvilluar relativisht mirë, edhepse zhvillimi ekonomik ishte më i dobët sesa në vitin paraprak, dhe kështu ne është dashur të zbatojmë standarde më strikte sa i përket ofrimit të kredive,” shtoi Sevelda.

Në ditët e fundit, RBI ka shënuar edhe një zhvillim sa i përket kapitalit participues: “Pas rritjes së suksesshme të kapitalit në pjesën e parë të vitit 2014, RBI pret të pranojë aprovimin nga Autoriteti i Tregut Financiar për pagesën e plotë të kapitalit participues në të ardhmen e afërt\", tha Sevelda.

\"Si hap i parë, ne po synojmë ta kthejmë shumën totale ose të paktën pjesën më të madhe të shumës së pranuar më herët si ndihmë shtetërore. Autoriteti i Tregut Financiar na ka njoftuar se procesi i aprovimit do të përmbyllet shpejt dhe do të mundësojë që kthimi i kësaj shume do të bëhet brenda tri deri në katër javë.” 

Në tre muajt e parë të vitit 2014, të hyrat neto nga interesi janë rritur për 13 për qind, ose 114 milionë Euro, në 979 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky zhvillim pozitiv vjen si rezultat kryesisht i interesit më të ulët për depozita, dhe rritjes së të hyrave nga instrumentet financiare derivative, kryesisht në zyrën qëndrore të Grupit (një rritje për 33 milionë Euro).

Shpenzimet e përgjithshme administrative janë zvogëluar për 33 milionë Euro në 755 milionë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe koeficienti i shpenzimeve/të hyrave është përmirësuar për 2.1 pikë përqindjeje në 56.1 për qind. Pjesën më të madhe të shpenzimeve të përgjithshme administrative e përbëjnë shpenzimet për punonjës, me rreth 52 për qind ose 390 milionë Euro.

Nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, provizionimi neto për kreditë me probleme është rritur për 28 për qind, ose 62 milionë Euro, duke arritur shifrën prej 281 milionë Euro. Provizionimet në Ukrainë kanë shënuar rritjen më të madhe (një rritje për 65 milionë Euro).

Kapitali, duke përfshirë edhe interesat e pakontrolluara ka shënuar një rritje prej 2.48 miliardë Euro nëse krahasohet me fundin e vitit 2013, ose 23.7 për qind në 12.82 miliardë Euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kthimi në kapital para tatimit është zvogëluar si rezultat i rënies së profitit dhe rritjes së mesatares së kapitalit për 1.3 pikë përqindjeje në 7.9 për qind.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) vepron në Austri dhe në 15 tregje të rajonit të cilat mbulohen nga bankat e rrjetit RBI. Përveç këtij rrjeti, grupi përbëhet edhe nga një numër i konsiderueshëm i ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare, siç janë ato në fushën e lizingut, menaxhmentit të aseteve si dhe blerjeve dhe shitjeve.

Në total, më shumë se 57,000 punonjës ju shërbejnë i 14.5 milionë klientëve përmes rreth 3,000 filialave bankare, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)