Raiffeisen International dyfishon profitin
Vjenë, 31 gusht -Raiffeisen International dhe RZB Group dyfishojnë profitet e tyre të konsoliduara në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Rezultatet e mëposhtme pro forma për Raiffeisen Bank International (RBI) rezultojnë nga bashkimi i lëmive kyqe të biznesit ndërmjet RZB dhe Raiffeisen International.
Për gjashtë muajt e parë të vitit 2010, Profiti para tatimit i Raiffeisen Bank International do të ishte 579 milionë, përdersia Profiti i tij i konsoliduar (pas tatimit) do të ishte 472 milionë. Provisionimi i humbjeve i Raiffeisen Bank International do të qëndronte në 608 milionë.
Të hyrat net të interesit të RBI do të ishin 1,780 milionë.Shpenzimet administrative do të arrinin në 1,425 milionë, ndërsa profiti i saj prej aktivitetit të operimeve do të qëndronte në 1,261 milionë. Banka e re do të kishte Raportin e Shpenzimeve / të ardhurave prej 53. për qind.
Totali i gjendjes së bilancit të RBI deri më 30 Qershor 2010 do të qendronte në 147.9 miliardë që do paraqiste një rritje prej 1.3 për qind që nga fundi i vitit 2009 (1 Dhjetor 2009: 147.0 miliardë).
Kthimi në kapital para tatimit për RBI do të qëndronte në 12.2 për qind.
Koeficienti i kapitalit të klasit të parë (Tier 1) përfshirë rrezikun e tregut për Raiffeisen Bank International do të qëndronte në 12.0 për qind (një ngritje prej 0.2 pikëve të përqijndjes krahasuar me fundin e vitit 2009), përderisa Koeficienti i kapitalit bazë i klasit të parë (Tier 1) do të ishte 8.7 për qind (një ngritje prej 0.2 pikave të përqindjes krahasuar me fundin e vitit 2009)
Bashkimi është duke shkuar simbas planifikimeve kohore. Aprovimi i miratuar për bashkimin ne mbledhjen vjetore të RZB dhe Raiffeisen International qe u mbajt në fillim të korrikut paraqet vendimin më të rëndësishëm në procesin e bashkimit. Në tremujorin e tretë, bashkimi do të vazhdojë me procesin e regjistrimit në regjistrin e korporatave, ndërsa në tremujorin e fundit pritet që aktualisht të bëhet regjistrimi i Raiffeisen Bank International në regjistrin e korporatave retroaktivisht nga 1 Janari 2010.
Ngjarjet e tremujorit të dytë janë veçanërisht të kënaqshme, me ngritje prej 7 për qind në të hyrat net të interesit dhe 13 për qind rënie në provisionet e humbjeve në krahasim me tremujorin paraprak që janë indikatorë të lëvizjes në drejtimin e duhur, tha Martin Grüll, Drejtor Financiar i Raiffeisen International i emëruar në të njejtën pozitë edhe për Raiffeisen Bank International.
Raiffeisen International:
· Profiti i konsoliduar për 6 mujorin e parë të vitit 2010 dyfishohet në 171 milionë (6M 2009: 78 milionë)
· Provisionet për humbjet e shkaktuara zbresin për 42 për qind nga viti në vit në 560 milionë (6M 2009: 969 milionë)
· Kthimi në kapital para tatimit shënon rritje për 3.7 për qind nga viti në vit. (6M 2009: 4.9 për qind)
RZB Group:
· Profiti i konsoliduar rritet 139 për qind krahasuar me 6M 2009 në 402 milionë (6M 2009: 168 milionë)
· Provisionet për humbjet e shkaktuara zbresin për 53 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak në 608 milionë (6M 2009: 1,267 milionë)
· Kthimi në kapital para tatimit shënon rritje për 0.3 për qind në 10.4 për qind (6M 2009: 10.1 për qind)
Raiffeisen Bank International:
· Planet e bashkimit ecin plotësisht sipas afateve kohore; regjistrimi ne regjistrin komercial pritet në tremujorin e fundit të vitit.
· Profiti i konsoliduar në 6M 2010 (pro forma): 472 milionë
· Provisionet për humbjet e shkaktuara (pro forma): 608 milionë
· Kthimi në kapital para tatimit (pro forma): 12.2 për qind