Raiffeisen hap nëndegën në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 26 nëntor Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur nëndegën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.
Nëndega e re do të ofrojë të gjitha produktet dhe shërbimet bankare për klientët çdo ditë pune, e hënë e premte prej orës 9:00 16:00.
Vendimi për të hapur këtë nëndegë është bazuar në rritjen e vazhdueshme të numrit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe faktin se ne dëshirojmë të jemi sa më afër klientëve tanë duke ju ofruar atyre shërbime bankare të një kualiteti të lartë përmes rrjetit tonë të degëve tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.
Banka Raiffeisen në Kosovë ka 50 degë dhe nëndegë. Banka Raiffeisen ju ofron klientëve të shftytëzojnë produktet dhe shërbimet bankare edhe përmes E-banking (www.raiffeisen-kosovo.com).
E-banking dhe shërbimet tjera elektronike janë rifreskuar vazhdimisht ndërsa tani ju mundësojnë klientëve të shfrytëzojnë një gamë më të gjerë të shërbimeve bankare, duke përfshirë edhe transferet dhe pagesat komunale.