Raiffeisen hap edhe një nëndegë në Ferizaj
Prishtinë, 13 janar - Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur një nëndegë të re në Ferizaj, në rrugën Aradha e Sharrit, magjistralja Ferizaj-Prishtinë.
Nëndega ka filluar punën të hënën, me 12 janar 2014 dhe do të ofrojë shërbime që ndërlidhen me transaksione bankare për të gjithë klientët, me fokus të veçantë për biznese.
Orari i punës në këtë nëndegë do të jetë gjatë ditëve të javës (e hënë e premte) prej orës 8:00 deri në 16:00.
Hapja e kësaj nëndege është bërë si rezultat i kërkesës së bizneseve, klientë të Bankës Raiffeisen që veprojnë në rajonin e Ferizajit.