Raiffeisen certifikohet për ISO 20000 nga LRQA
Prishtinë, 16 mars - Në një ceremoni solemne e cila u organizua mbrëmënë Prishtinë, Banka Raiffeisen në Kosovë është çertifikuar për ISO 20000nga ana e Lloyds Registered Quality Assurance (LRQA), institucion injohur britanez për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në teknologjinëinformative (IT).
Banka Raiffeisen në Kosovë është banka dhe institucioni i parë financiar në Evropën Juglindore i cili certifikohet për ISO 20000.
Është një sukses shumë i madh për Bankën Raiffeisen, posaqërisht për Departamentin e IT-së i cili arrin të ndjek standardet e fundit ndërkombëtare të teknologjisë informative duke i mundësuar Bankës të ofrojë shërbime të një kualiteti të lartë për klientët e saj tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.
Por ky sukses nuk ka të bëjë vetëm me bankën tonë. Fakti se jemi banka e parë në rajon që jemi çertifikuar për ISO 20000 tregon se Kosova ka shumë njerëz profesional në fushën e teknologjisë informative prandaj ky është sukses edhe për Kosovën shtoi z. Wright.
Për të përmbushur standardet e kërkuara në teknologjinë informative në mënyrë që të certifikoheni për ISO 20000 nevojitet të punohet shumë. Prandaj dëshiroj ta përgëzoj Bankën Raiffeisen në Kosovë për suksesin e arritur tha Zvezdalina Yaneva, representative of LRQA.
Certifikimi për ISO 20000 tregon se Raiffeisen Bank përmbush standardet ndërkombëtare për menaxhimin e shërbimeve të IT-së.
Përparësitë e këtij certifikimi përfshijnë përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve të IT-së të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për klientë.
Ndërsa LRQA (Lloyds Registered Quality Assurance) është themeluar në vitin 1985 dhe është e akredituar nga Këshilli për Akreditim në Mbretërinë e Bashkuar (UKAS) për lëshimin e certifikatave për kualitet në menaxhimin e sistemit.