02 Maj 2024

Raiffeisen banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore

Vjenë, 1 prill 2011 – Revista e njohur financiare Global Finance e ka zgjedhur Raiffeisen Bank International AG (RBI) banka më e mirë në në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2011 në kuadër të çmimeve për bankat më të mira në tregjet në zhvillim.

Në fakt, ky është viti i pestë me radhë në të cilin Raiffeisen Bank fiton këtë çmim për aktivitetet e saj bankare në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Ndërsa, Global Finance ka zgjedhur Raiffeisen si “Banka më e mirë në Austri” në kuadër të çmimeve për bankat më të mira në tregjet e zhvilluara. Edhe degët e RBI në Kosovë dhe Bosnë e Hercegovinë u zgjodhën si Bankat më të mira në vendet ku veprojnë. 

"Çmimi që ne morëm nga Global Finance vlerëson edhe masat që i kemi marrë për t’iu adaptuar ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në treg si dhe praninë tonë unike në rajon” tha Herbert Stepic, Drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank International.

"Tregjet financiare në përgjithësi janë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë ndërsa kushtet në secilin treg mund të jenë të ndryshme nga njëra tjetra. Megjithatë, bankat që ne i kemi zgjedhur vlerësohen lart sa i përket përkushtimit për plotësimin e kërkesave të klientëve,” tha Joseph D. Giarraputo, botues i Global Finance. 

Global Finance do ta botojë raportin e plotë për zgjedhjen e Bankave më të mira në numrin e saj të muajit maj, përderisa Raiffeisen Bank International do të publikojë shifrat për vitin 2010 me 8 prill 2011. Në këtë raport, Raiffeisen Bank International do të përfshijë edhe rezultatet e grupit të saj bankar dhe degëve të grupit.

Global Finance është një revistë mujore e cila ka filluar të botohet në vitin 1987 me qëllim që t’iu ndihmojë udhëheqësve të korporatave, bankierëve dhe investitorëve të përcjellin zhvillimet e biznesit dhe financave globale. Revista ka zyrën e saj qëndrore në New York dhe ka më shumë se 50,000 lexues në 163 vende.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) është korporata dhe banka investive kryesore në Austri ndërsa është prezente në 17 tregje të Evropës Qëndrore dhe Lindore me degët e saj bankare, kompani lizing dhe shëbrime tjera të specializuara financiare. Në përgjithësi, RBI ka të punësuar 59,000 punonjës të cilët ju shërbejnë 15 milionë klientëve përmes 3,000 degëve afariste. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)