29 Prill 2024

Raiffeisen Banka fiton çmimin Biznesi më i Mirë

Prishtinë, 4 mars - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara organizuan ceremoninë e ndarjes së çmimit Biznesi më i Mirë ku me këtë raste Raiffeisen Banka fiton çmimin Biznesi më i Mirë.

Çmimi Biznesi më i Mirë është mirënjohje për bizneset që kontribuojnë në shoqëri përmes Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave (PSK). PSK është përkushtimi i bizneseve që të sillen në mënyrë etike dhe të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike për të mirën e biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Të pranishëm në ceremoni ishin një numër i madh i bizneseve të Kosovës, si dhe përfaqësues të Qeverisë dhe institucioneve tjera. E nderuara Zëvëndës Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Zj, Mimoza Kusari-Lila, i siguroi të pranishmit se ajo do të vazhdojë ta përkrahë Odën Amerikane, duke shtuar se nga viti i ardhshëm Ministria do të bëhet partner në organizimin e kësaj ceremonie, e cila shpreson të bëhet traditë. Bashkë me Koordinatoren për Zhvillim e KB dhe Përfaqësuesen rezidente të UNDP, Zj. Osnat Lubrani, ata ndanë Mirënjohje të gjithë bizneseve që kanë aplikuar për Çmimin.

Përzgjedhja e biznesit është bërë nga një panel profesional, i përbërë nga persona nga fusha të ndryshme dhe organizata e institucione të ndryshme.

Raiffeisen Banka Kosovë ka fituar çmimin kryesor, Çmimin Biznesi më i Mirë. Çmimi i është ndarë nga Shkelqësia e Tij,  Christopher Dell, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i cili përgëzoi Bankën Raiffeisen për kontributin e vazhdueshëm në shoqëri dhe ftoi bizneset Kosovare të ndjekin shembullin e tyre. Ai shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm çmimi t’i shkojë një biznesi krejtësisht Kosovar dhe i sfidoi bizneset e Kosovës që të punojnë drejt arritjes së këtij qëllimi.

Raiffeisen Banka Kosovë vazhdimisht ka kontribuar në shoqëri në forma të ndryshme. Disa nga kontributet kryesore janë: ndërtimi i Kuzhinave Publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, Raiffeisen Super Liga e Futbollit, kontributi Klinikës së Pediatrisë, kontibuti i vazhdueshëm për fëmijët jetim dhe të braktisur, etj. Raiffeisen Banka Kosovë ka mbështetur vazhdimish projekte lidhur me ambientin, rininë, gazetarinë dhe fusha tjera të rëndësishme. Raiffeisen Banka shquhet edhe si një ndër punëdhënësit më të mirë në Kosovë, me standarde të larta të punës dhe me perfitime tjera bujare shtesë për punëtorët e vet.

Robert Wright, Drejtor i Raiffeisen Bankës Kosovë tha: “Dua të falenderoj Odën Ekonomike Amerikane dhe UNDP për këtë çmim që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne. Gjithë këto vite që kemi punuar në Kosovë, jemi munduar të përmbushim përgjegjësinë tonë ndaj shoqërisë në mënyrën më të mirë të mundshme, por ky Çmim do na bëjë të punojmë edhe më shumë në këtë fushë”.

Lekë Musa, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, falenderoi bizneset që kontribuan në shoqëri dhe i ftoi ata që të vazhdojnë me këtë praktikë.

Mirënjohje për kontributin në shoqëri u janë ndarë edhe bizneseve në vijim: AVC Group, Buçaj, Coca Cola HBC, KOSTT, Meridian, Pro-Credit Banka and Sharrcem.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)