Raiffeisen Bank në Kosovë certifikohet për ISO 20000
LRQA është një kompani e njohur britaneze e akredituar për lëshimin e certifikatave për cilësinë e shërbimeve në IT.
Raiffeisen Bank në Kosovë është banka e parë si dhe institucioni i parë financiar në Evropën Juglindore i cili certifikohet për ISO 20000.
Certifikimimi për ISO 20000 vlerëson se Banka Raiffeisen përmbush standardet ndërkombëtare në menaxhimin e shërbimeve të IT duke siguruar kështu një kualitet të lartë të shërbimeve për klientë.
Përfaqësuesja e LRQA, Zvezdalina Yaneva do tia dorëzoj zyrtarisht çertifikatën për ICO 20000 Robert Wright, drejtor i Raiffeisen Bank.
Ceremonia do të mbahet të martën, me 15 mars 2011 në ora 19:00 në Hotel Emerald, në magjistralen Prishtinë Lipjan.