Raiffeisen Bank me zyrë të re qëndrore në Prishtinë
Prishtinë, 14 dhjetor - Sot, në një ceremoni zyrtare, Raiffeisen Bank dhe ENK Invest Group kanë nënshkruar Marrëveshjen për blerjen e zyrës qëndrore të Raiffeisen në Kosovë. Bordi i Raiffeisen Bank International (RBI) ka aprovuar blerjen e kësaj ndërtese të re në kompleksin e ENK Invest Group, e cila do të shfrytëzohet si zyrë qëndrore e Raiffeisen Bank në Kosovë.
Ndërtesa do të trajtohet si e ndarë edhe ligjërisht edhe teknikisht nga pjesa tjetër e zhvillimi të ENK-së ndërsa projekti i ndërtesës do të menaxhohet nga Njësia për Menaxhimin e Pronave me seli në Vjenë.
Vendimi për blerjen e zyrës qëndrore tregon edhe njëherë përkushtimin e Raiffeisen Bank International ndaj Kosovës dhe kjo do ta forcojë edhe më tutje rolin e Raiffeisen Bank në zhvillimin e bizneseve lokave dhe ekonomisë në përgjithësi, that Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë.
Jam shumë i kënaqur që Raiffeisen Bank në Kosovë do të jetë njëri nga investitorët që do ta kenë zyrën qëndrore në kompleksin e ENK-së. Kjo konfirmon se Kosova vazhdon të jetë njëra ndër vendet më atraktive në rajon sa i përket investimeve tha Edmond Krliu, drejtor ekzekutiv i ENK Invest Group.
Aktualisht, punonjësit e zyrës qëndrore të Raiffeisen Bank janë të ndarë në katër ndërtesa në Prishtinë. Ndërtesa e re do të krijojë një ambient pune më të përshtatshëm dhe më efektiv. Në pajtim me strategjinë e bankës për të qenë punëdhënësi më i mirë në Kosovë, ndërtesa e re do të mundësojë ofrimin e kushteve më të mira të punës si dhe hapësirë të mjaftueshme edhe për shërbimet tjera për punonjësit siç janë restauranti dhe çerdhja për fëmijë. Përveç kësaj, në katin e përdhesës, Raiffeisen Bank do ta ndërtojë një degë të veçantë për klientë e cila do të ofrojë shërbime të një kualiteti të lartë.