15 Nëntor 2024

Raiffeisen Bank me profit prej 379 milion euro

Vjenë, 16 mars - Në vitin 2015, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka krijuar fitim pozitiv para tatimit prej 711 milion €, pasi ka përfunduar një vit financiar me rezultat negativ të konsoliduar për herë të parë në vitin 2014 për shkak të disa efekteve që nuk përsëriten. Fitimi pas tatimit ishte 435 milion € në vitin 2015, ndërsa fitimi i konsoliduar arriti shumën 379 milion €.

Me numër të aksioneve prej 292.98 milion në datën 31 dhjetor 2015 (viti paraprak: 292.98 milion), fitimet për aksion ishin 1.30 €.

„RBI ka lënë prapa një vit shumë me angazhime, por edhe vit mjaft të mirë. Ne u kthyem në situatë fitimprurëse dhe kemi bërë përparim të mirë në programin tonë të transformimit. Kemi arritur që ndjeshëm t\'i forcojmë raportet tona të kapitalit dhe ta përmirësojnë profilin e rrezikut të bankës,” thotë Karl Sevelda, Drejtor Ekzekutiv i RBI-së.

Riparaqitja e rezultateve të vitit paraprak financiar

Në vitin 2015, RBI pati një ekzaminim rutinor nga Paneli i Zbatimit të Raportimit Financiar të Austrisë. Ekzaminimi i ka mbuluar pasqyrat financiare të konsoliduara të RBI-së për vitin 2014 dhe raportin gjashtëmujor të tij për vitin 2015. Rishpërndarja e ngarkesave në shumë prej 124 milion € ka çuar në një rishikim të humbjes së konsoliduar të vitit 2014 në 617 milion € dhe si pasojë këto ndryshime nuk janë pasqyruar në pasqyrat financiare të konsoliduara të vitit 2015. Shuma totale prej 124 milion € përbëhet nga dy faktorë: një shumë prej 93 milion € e dëmtimit të emrit të mirë lidhur me Raiffeisen Polbank dhe 34 milion € në kosto për provizionin neto për humbjet nga zhvlerësimi, që gjithashtu ka pasur si rezultat të hyra të shtyra të tatimit në shumë prej 3 milion €  Ndikimi i këtij rideklarimi në raportet e kapitalit rregullativ është i papërfillshëm.

Të hyrat neto nga interesi kanë rënë për 12 për qind

Të hyrat operative kanë rënë 8 për qind nga viti në vit, ose për 421 milion €, në 4,929 milion €. Kjo kryesisht i atribuohet zhvlerësimeve të ashpra të valutës.

Në vitin 2015, të hyrat neto nga interesi kanë rënë për 12 për qind, ose 462 milion €, në 3,327 milion €.  Përveç efektit të valutës, niveli rënës i normës së interesit në treg në Evropën Qendrore dhe Juglindore, si dhe mospagesat e kredive që kanë ndodhur në vitin paraprak në Azi, gjithashtu kanë pasur ndikim negativ në marzhën e interesit neto (të llogaritur në bazë të aseteve për të cilat paguhet interes), që ka rënë për 23 pikë bazë në 3.00 për qind.


Shpenzimet e përgjithshme administrative kanë rënë për 4 për qind

Shpenzimet e përgjithshme administrative të Grupit kanë rënë për 4 për qind, ose 110 milion €, në 2,914 milion € gjatë periudhës së raportimit, kryesisht i atribuohet zhvillimit të rublës ruse dhe hrivnisë ukrainase. Kjo rënie i atribuohet edhe lëshimit të provizioneve për bonuse në shumë totale prej 76 milion €, pas vendimit për të mos paguar bonuse për vitin 2014. Raporti kosto/të hyra është përkeqësuar për 2.6 pikë përqindje në 59.1 për qind për shkak të të hyrave më të ulëta operative.


Provizioni neto për humbjet nga zhvlerësimi ra 28 për qind

Provizioni neto për humbjet nga zhvlerësimi  ka rënë 28 për qind nga viti në vit, ose për 486 milion €, në 1,264 milion €.


Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) prej 11.5 për qind


Me përjashtim të provizioneve kalimtare të përkufizuara në CRR, raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) ka qenë 11.5 për qind dhe raporti total i kapitalit (i ngarkuar plotësisht) ka qenë 16.8 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)