Raiffeisen Bank jep sqarime rreth kontestit të vjedhjes në kamata
Prishtinë, 26 mars - Me datë 25 mars 2015, në disa prej mediave është botuar artikulli me titullin Gjykata kushtetuese vërteton vjedhjen në kamata të Raiffeisen Bankës.
Banka Raiffeisen dëshiron të sqarojë se respekton të gjitha ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe vendimet e institucioneve përkatëse.
Edhe në rastin në fjalë, pasi është marrë vendimi përfundimtar nga gjykata përkatëse, Banka Raiffeisen ka vepruar në pajtim me këtë vendim dhe ka kryer pagesën ndaj klientit (paditësit) në shkurt të vitit 2014.
Më pas, në korrik të vitit 2014, Banka Raiffeisen ka shfrytëzuar mundësitë e parapara me ligjet e aplikushme në Kosovë dhe e ka adresuar çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në lidhje me këtë rast.
Me 9 mars 2015, Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar kërkesën e Bankës Raiffeisen si të papranueshme.