Raiffeisen Bank International raporton profit prej 277 milion
Vjenë, 22 gusht Edhe përkundër rrethanave të vështira në tregje dhe parashikimeve të kufizuara ekonomike, Raiffeisen Bank International AG (RBI) në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 ka raportuar një profit para tatimit prej 467 milionë Euro. Kjo rënie e profitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vjen si rezultat i efektit one-off siç ishte rasti me shitjen e bondeve dhe transaksioneve për riblerje dhe letra me vlerë të cilat arrijnë shifrën prej 272 milionë Euro.
Profiti pas tatimit ka shënuar rënie prej 57.6 për qind në 311 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar si rezultat i rritjes së normës së tatimit. Si rrjedhojë, edhe profiti i konsoliduar ka shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu, deri në fund të qershorti 2013, profiti i konsoliduar i RBI ishte 277 milionë Euro. Ndërsa të ardhurat për aksione ishin 0.91 Euro.
Duke pasur parasysh rrethanat mjaft sfiduese në tregje të ndryshme, ne jemi të kënaqur me rezultatet tona. Posaqërisht, jemi të kënaqur me sinjalet positive, siç janë përmirësimi i margjinave të interesit neto dhe rritja e të hyrave operative. Po ashtu, edhe shenjat tjera të rimëkëmbjes ekonomike në shtete të caktuara, na bëjnë të besojmë se në pjesën e dytë të vitit do të kemi rezultate edhe më të mira, tha drejtori ekzekutiv i RBI, Karl Sevelda.
Të hyrat operative janë rritur për 2.7 për qind ose 71 milionë Euro në 2,686 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje kryesisht i atribuohet 65 milionë Eurove në të hyrat nga tarifat dhe komisionet. Në përgjithësi, rezultatet operative të RBI ishin 1,069 milionë Euro për gjysmën e parë të vitit 2013. Në krahasim me fundin e vitit 2012, asetet e përgjithshme të RBI janë zvogëluar për 4 për qind ose 5.8 miliardë Euro. Kreditë dhe paradhëniet për klientë ishin 76.5 miliardë Euro, rezultat ky që u ndikua kryesisht nga zvogëlimi i transaksioneve të letrave dhe vlerë dhe riblerjeve. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, u shënua një rritje e lehtë e depozitave të klientëve për 0.3 miliardë Euro duke arritur shifrën e përgjithshme prej 66.6 miliardë Euro.
Në gjysmën e parë të vitit 2013, rezervat neto për kreditë me probleme ishin 249 milionë Euro, një rritje për 30 milionë Euro por që megjithatë ishte brenda kornizave të parashikimeve të grupit. Pothuajse të gjitha vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore kanë raportuar një rritje të rezervave për kreditë me probleme, ndërsa rezervat neto në segmentin e korporatave në nivel të grupit ishin më të ulta në fund të qershorit 2013 sesa që ishin në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Koeficienti i kredive joperformuese ka mbetur i njëjtë, 9.9 për qind, përderisa koeficienti i mbulueshmërisë së kredive joperformuese ka shënuar rënie për 0.2 pikë përqindjeje në 67.3 për qind në krahasim me tremujorin paraprak.
Shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur për 99 milionë Euro në 1,617 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar; pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka të bëjë me konsolidimin e Polbank e cila është blerë në maj të vitit 2012 dhe integrimit të saj. Ndërsa koeficienti i kostos/të hyrave ishte 60.2 per cent. Shpenzimet për punonjësit, që në fakt paraqesin komponentin më të madh të shpenzimeve të përgjithshme administrative, u rrit në 815 milionë Euro. Kjo rritje erdhi kryesisht si rezultat i konsolidimit të Polbank, përshtatjes së pagave në Rusi, dhe rritjes kolektive të të ardhurave për punonjës në zyrën qëndrore në Vjenë. Ndërsa, zvogëlimi i kostos në Ukrainë dhe zvogëlimi i numrit të punonjësve në Hungari ka pasur efekt pozitiv.