03 Maj 2024

Raiffeisen Bank International arrinë 745 milionë euro

Vjenë, 24 shtator - Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka raportuar profit të konsoliduar pas tatimit dhe interesave të tjerë prej 745 milionë euro për tre mujorin e tretë të vitit 2011. Ndërsa profiti para tatimit i RBI arriti në 1,032 milionë euro.

 

Megjithatë tatimet janë rritur nga 128 milionë Euro në 272 milionë Euro. Kjo ka bërë që profiti pas tatimit të jetë 760 milionë Euro, apo 10.9% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (1-9 2010: 853 milionë Euro).

"Edhe përkundër vështirësive tanimë të dukshme në aspektin ekonomik dhe krizës së vazhdueshme në vendet periferike të eurozonës, ne arritëm një rezultatat të mirë edhe në tremujorin e tretë. Ky rezultat bazohet në modelin e qëndrueshëm të biznesit tonë dhe diversifikimit/shpërndarjes së degëve tona në tregje të ndryshme si dhe ofrimit të produkteve të ndryshme për klientë të grupeve të ndryshme” tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i RBI.

Në nivel të grupit, rezervat për humbjet e mundshme nga kreditë kanë shënuar rënie për 14% në 782 milionë Euro. Edhe pse në përgjithësi, rezervat për humbjet e mundshme nga kreditë kanë shënuar rënie si rezultat i përmirësimit të rrethanave ekonomike në disa vende, ato janë ndikuar nga Hungaria, vend ky ku këto rezerva është dashur të dyfishohen duke arritur shifrën prej 373 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Asetet e përgjithshme janë rritur për 13% duke arritur në 148.4 miliardë Euro. Në krahasim me vitin 2010, bilanci i gjendjes së kapitalit (i përbërë nga kapitali i konsoliduar, profiti i konsoliduar dhe interesat tjerë) ka shënuar rënie prej 1% ose 56 milionë Euro në 10,348 milionë Euro.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur për 6 % apo 134 milionë Euro duke arritur shifrën në 2,287 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Shpenzimet e tjera administrative janë rritur për 4% ose për 31 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Vlerësimi dhe parashikimet për rrethanat ekonomike

Duke u bazuar në zhvillimet e fundit ekonomike, posaqërisht në Evropën Qëndrore dhe Lindore, RBI synon të ketë kthimin në kapital para tatimit diku rreth 15% në një periudhë afatmesme, duke përfshirë edhe blerjen e Polbank.

Kjo shifër nuk përfshin blerjet e ardhshme, ndonjë rritje të mundshme të kapitalit si dhe kërkesat e papritura që mund të vijnë nga autoritetet rregullative në të ardhmen.

Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i zhvillimeve të fundit, do të zbatohen edhe masat për zvogëlimin e shpenzimeve në bankat e rrjetit të RBI.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)