Raifaisen: Nuk e kemi larguar asnjë punonjës nga puna
Prishtinë, 1 nëntor - Banka Raifaisen përmes një komunikate pohon se ka pranuar pyetje nga disa media se ato kanë marrë informacione se Banka Raifaisen i ka larguar nga puna një numër të caktuar të punonjësve të saj.
Përmes njoftimit Raifaisen sqaron se nuk e ka larguar nga puna asnjë punonjës të saj, por thotë se bëhet fjalë për skadimin e kontratave të 53 punonjësve të bankës të cilët kanë punuar si agjentë të shitjes dhe kanë pasur kontrata me kohë të caktuar.
\"Meqenëse kontrata e tyre do të skadojë me datë 30 nëntor 2012, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, Banka i ka njoftuar këta punonjës 30 ditë më herët se kontrata e tyre nuk do të vazhdohet.\"
\" Rrjeti i agjentëve të shitjes ka qenë njëri ndër kanalet alternative të shitjes të cilin Banka Raifaisen e ka përdorur deri më tani krahas rrjetit të degëve, qendrës telefonike dhe shërbimeve elektronike.\"
\"Në vitet e fundit, klientët kanë vazhduar gjithnjë e më tepër të përdorin kanalet tjera alternative, sidomos shërbimet elektronike. Si rrjedhojë, Banka nuk ka pasur nevojë të vazhdojë të përdorë rrjetin e agjentëve të shitjes si një kanal alternativ të shitjes\", thuhet në njoftimin e kësaj banke