Rahoveci publikon thirrjen për aplikim për mbështetje në ndërtimin e shtëpive
Rahovec, 13 maj - Drejtoria për Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Rahovecit ka publikuar thirrjen për mbështetjen në ndërtimin e shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.
Qëllimi i thirrjes për aplikim është ndërtimi i shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.
Komuna e Rahovecit ka arritur marrëveshje me Shoqatën 'Jetimet e Ballkanit' për ndërtimin e shtatë shtëpive për qytetarët që janë në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara mund të jenë përfitues të një shtëpie.