28 Dhjetor 2024

Rahoveci hap thirrjen për aplikim për mbështetje financiare për OJQ

Rahovec, 13 gusht - Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit hap thirrjen për aplikim për mbështetje financiare me subvencione për OJQ dhe Shoqata, që zhvillojnë aktivitetet në fushën e mirëqenies sociale dhe ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Qëllimi i thirrjes për aplikim është dhënia e mbështetjes financiare me subvencione për OJQ-të dhe shoqatat, për zbatimin e projekteve për zhvillimin e aktiviteteve avokuese, këshilluese dhe ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe familjare.

Të gjithë organizatat joqeveritare (OJQ-të) dhe shoqatat të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, mund të aplikojnë me projekt-propozime për sigurimin e përkrahjes financiare me subvencione.

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve për mbështetje me subvencione do të jetë i hapur 15 ditë  nga data e shpalljes. Projekt-propozimet me dokumentet e bashkëngjitura duhet të dorëzohen në zyrën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në Rahovec, çdo ditë pune nga ora 8:00-16:00, nga data 13.08.2020 -27.08.2020. Për informata më të hollësishme mund të informoheni në zyrën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në Rahovec.

Më shumë të dhëna mund të gjeni në këtë vegëz:Thirrje per aplikim per mbeshtetje financiare me subvencione per OJQ dhe Shoqata .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)