23 Dhjetor 2024

Rahoveci fiton grant 137,974 euro nga MMPH dhe GIZ

Rahovec, 16 nëntor - Ky grant vjen pasi ka përfunduar procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, me vlerë prej 137,974 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPH)dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, për fitimin e këtij granti ka falënderuar zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave.  

Fitimi i këtij granti ka përfshirë shumë kritere, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)