Rafuna viziton Doganën Italiane
Prishtinë, 24 shkurt - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna me ftesë të Doganës Italiane sot vizitoj drejtorinë e doganës Italiane, ku u prit nga zv drejtori i përgjithshëm Alessandro Aronica me bashkëpunëtor.
Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme duke filluar nga prezantimi i sistemeve Doganore Italiane, dhe format më të mira të ngritjes së bashkëpunimit tanimë të nivelit të lartë, ndërmjet të Doganës së Kosovës dhe asaj Italiane.
Dogana e Kosovës ka përfituar një projekt të binjakëzimit të financuar nga komisioni evropian lidhur me modernizimin e mëtejshëm të doganës, kurse si agjensione implementuese janë dogana Italiane dhe ajo Franceze.
Aronica theksoj se, fillimi i implementimit të projektit Twining, ka vlerë të madhe për Doganën e Kosovës, kurse për ne si agjension implementues nje përgjegjësi e madhe.
Rafuna falënderoi gadishmërinë e Doganës Italiane për të asistuar dhe përkrahur Doganën Kosovare përmes këtij projekti, si dhe formave tjera në formatin bilateral.
Gjithashtu z. Rafuna kërkoi asistence nga Dogana Italiane në disa aspekte siç është shkëmbimi i rregullt i informatave, aplikimi i procedurave dhe kritereve evropiane në licencimin e depove si dhe në vlerësimin adekuat të mallrave në import, me theks të veqant në import nga Kina.