15 Nëntor 2024

Rafuna takon bizneset që protestuan në Vërmicë

Prishtinë 25 shkurt – Drejtori i Përgjithshëm Lulzim Rafuna së bashku me shkëlqesinë  e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Minxhozi zhvilluan një takim me përfaqësuesit e subjekteve të cilat ishin duke protestuar në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës.

Drejtori i përgjithshëm dëgjoi shqetësimet e biznesit por në anën tjerë bëri të qartë se Udhëzimi Administrativë është në fuqi. Drejtori theksoi edhe një herë që Dogana assesi nuk është pengesë për bizneset por gjithmonë tenton të lehtësojë procedurat e importit dhe eksportit.

Ky udhëzim ka për qëllim të mbështesë biznesin dhe të rrit sigurinë kufitare e jo të krijojë e probleme në afarizmin e bizneseve prandaj edhe kuptohen drejt problemet e biznesit. 
 
Takim u përmbyll me një marrëveshje, që rezultojë me mbylljen e protestës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)